TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një denoncim është publikuar nga Piranjat për Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ku shihet gjendja e keqe në të cilën ndodhet kompleksi spitalor
Por krahas godinave të rrënuara, një tjetër problem ka ndodhur në QSUT. Në godinën e sterilizimit, prej më shumë se tre ditësh kanë plasur ujërat e zeza. Për shkak të këtij problemi, e gjithë zona përreth godinës së sterilizimit mban një aromë të tmerrshme dhe shumë të rëndë.
Që nga plasja e ujërave të zeza puna në godinën e sterilizimit është pezulluar. Ndërkohë që ende nuk janë marrë masat për të rregulluar plasjen e tubacioneve të ujërave të zeza dhe nuk dihet sa do vazhdojë kjo situatë. Të rënda janë pamjet ardhura në redaksinë e Piranjave, ku në godinën e sterilizimit, shihen tuba te nxjerra në sipërfaqe, mjete spitalore, karrige e shtretër të lëna përtokë./Piranjat