AKTUALITET, 2 Qershor 2024, 09:09

VIDEO/ Rama: Durrësi do të marrë pjesë në spektaklin tradicional të Marinës Ushtarake Italiane

VIDEO/ Rama: Durrësi do të marrë pjesë në spektaklin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Durrësi është përfshirë në xhiron e Italisë me vela.

Kreu i qeverisë publikoi një video dhe u shpreh se qyteti bregdetar shqiptar është bërë pjesë e spektaklit tradicional të Marinës Ushtarake Italiane.

“MIRËMËNGJES dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë.