AKTUALITET, 2 Qershor 2024, 15:53

“Refugjatët”/ Meloni: Edi Rama u “masakrua” sepse ndihmoi Italinë, le t’i japim një përqafim

“Refugjatët”/ Meloni: Edi Rama u “masakrua” sepse

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pritet të zhvillojë të mërkurën e ardhshme një vizitë në Shqipëri, për të parë nga afër zonat ku do të ngrihen kampet për të strehuar refugjatët, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 6 nëntor 2023.

Meloni e ka shprehur vazhdimisht mirënjohjen e saj kundrejt homologut shqiptar Edi Rama.

Gjatë një takimi elektoral që Meloni zhvilloi dje në Itali, ajo u tha mbështetësve se Rama meriton një përqafim për ndihmën ndaj vendit të saj.

Ajo tha ndër të tjera  se Rama është “masakruar” vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, tha Meloni.