AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 19:48

Molotovët drejt Kryeministrisë, reagon ministrja e Brendshme: Dënojmë çdo inkurajim akti dhune nga opozita

Molotovët drejt Kryeministrisë, reagon ministrja e Brendshme:

Pas hedhjes së molotovit, ka reaguar Ministrja e Brendshme. 

"Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit", thuhet në reagim.