AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 17:54

Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që plagosi Akil Kokaxhiun

Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e

10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një tjetër ngjarje ë rëndë ndodhi në kryeqytet.

Akil Kokaxhiu mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Autori i të shtënave dhe plagosjes së Akil Kokaxhiut ishte Besjar Ferazini. Përplasja nisi në një restorant në rrugën e Kavajës, ku Kokaxhiu ka qenë duke drekuar me të fejuarën.

Të dy kanë debatuar me fjalë e më pas Besjar Ferazini ka nxjerrë armën dhe e ka goditur Akil Kokaxhiun në bark.