AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 17:09

U vra me thikë në kurriz sapo doli nga makina, ja fotoja 32-vjeçarit Egli Pashollari

U vra me thikë në kurriz sapo doli nga makina, ja fotoja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranë, ku 32-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në kurriz.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është sulmuar menjëherë pasi ka dalë nga automjeti i tij, gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Si pasojë e plagëve të marra nga mjeti prerës, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.