AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 16:58

Drejtonte një grup trafikimi nga Belgjika dhe iu kapën 12 kg kokainë, arrestohet në Francë pas 9 vitesh kërkime shqiptari i dënuar në Itali

Drejtonte një grup trafikimi nga Belgjika dhe iu kapën 12 kg

Një shqiptar 67-vjeçar, banues në Mbretërinë e Bashkuar, u kap në Calais të Francës më 15 shkurt.

Ai ishte kërkuar që nga prilli i vitit 2017 (9 vite), me një urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik të Perugia.

I kërkuari kishte qenë në arrati për gati nëntë vjet dhe ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet zbuluan se i arratisuri koordinoi transportimin e afërsisht 12 kilogramëve kokainë nga Belgjika në Itali, duke u dhënë udhëzime operative korrierëve dhe duke menaxhuar dërgesën në disa qytete italiane, duke përfshirë Perugian, Romën, Ankonën, Teramon, Chietin, Brescia-n dhe Parmën.

“Falë bashkëpunimit midis Zyrës SDI të Prokurorisë së Përgjithshme të Perugias dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, i kërkuari u identifikua në Francë, pranë portit të Calais, një pikë strategjike për kthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar”, informoi sot media italiane.

I dënuar tashmë me katër vjet burg, duhet të vuajë edhe dy vjet e gjysmë të tjera. Ai aktualisht mbahet nga autoritetet franceze në pritje të ekstradimit në Itali.