AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 18:41

Berisha del nga selia blu, i drejtohet sheshit para kryeministrisë

Berisha del nga selia blu, i drejtohet sheshit para kryeministrisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha u largua nga selia së bashku me funksionarë të PD-së dhe mbështetës të shumtë për të marshuar drejt kryeministrisë ku u mbajt protesta e radhës kombëtare e opozitës.

Berisha doli nga selia rreth orës 18:30, gjysmë ore pasi ishte lajmëruar më parë nisja e protestës para kryeministrisë. Opozita kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut, pas korrupsionit të bërë publike edhe nga dosja e zv.kryeministres.