TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa janë duke u numëruar edhe kutitë e fundit me votat e diasporës së Greqisë, Partia Demokratike jo vetëm po konteston çdo rezultat, por edhe debaton me përfaqësuesit e KQZ-së për mosrakordim shifrash.
Një tjetër debat ka ndodhur sot te parku Olimpik, ku deputetja Jorida Tabaku i është ankuar kreut të KQZ-së se nuk i përputheshin votat sipas tabulateve.
Teksa i shpjegonte kreut të KQZ-së se dilnin vota tepër, ky i fundit i tha se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.
Ai e garantoi Tabakun se nuk kishte asnjë ndërhyrje nga jashtë dhe mund të ishte thjesht një gabim njerëzor.
“Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë. Mund të kenë qenë vota të hedhura në kuti të tjera gabimisht dhe kanë ardhur këtu”, i tha Celibashi deputetes demokrate, e cila e mori mandatin e Tiranës me shumë vështirësi në zgjedhjet e 11 majit.