AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 18:02

Mjekët apel prindërve për kujdes, virusi i duarve të pista qarkullon me shpejtësi në çerdhet dhe kopshtet e vendit

Mjekët apel prindërve për kujdes, virusi i duarve të pista

Prej rreth një muaji në kopshtet dhe çerdhet e Shqipërisë po qarkullon një virus i quajtur virusi Koksaki, ose ndryshe sindroma e duarve të pista. Kjo bën që dhe përhapja e tij tek fëmijët të jetë shumë e shpejtë.

Mjekja pediatre Sonia Brati thekson se ka shtim të rasteve të fëmijëve që paraqiten tek mjeku pediatër me këtë virus. Por ndryshimi i temperaturave ka sjellë me vete edhe shtim të virozave  të cilat manfestohen në forma të ndryshme tek fëmijët e vegjël.

Mjekët i këshillojnë prindërit që të kërkojnë ndihmën e mjekut në rast të temperaturave të larta si dhe të mos i dërgojnë fëmijët në kampet verore apo çerdhe e kopshte kur fëmija shfaq simptoma të virozave apo dhe virusit Kokaski pasi  infektojnë edhe fëmijët e tjerë.