AKTUALITET, 19 Qershor 2025, 19:46

Ditëlindja e 34 e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

Ditëlindja e 34 e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në

Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, fjalën e mori fillimish sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili falenderoi të gjithë socialistët.

“Mirë se keni ardhur në 34-vjetorin e PS, e cila ja ka dalë në këto 34 vite të jetë partia më e madhe në vend.

T’i shërbej Shqipërisë me patriotizëm dhe sot që jemi edhe pranë integrimit të BE. Shumë faleminderit partisë tonë të madhe, faleminderit çdo socialisti dhe faleminderit atyre që dhanë kontributin për herë të parë nga diaspora. Faleminderit kryetarit tonë Edi Rama”, tha Klosi