TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas padisë që i bëri ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi thotë se ministrja zgjodhi që të mbrojë shkelësit dhe abuzuesit dhe jo mësuesit.
Vokshi thote se fillimisht zgjodhi qe të mos i publikonte tezat me shpresën e një reagimi, por tani qe do të përballen në gjykatë, thotë se është e gatshme ti dorëzoje atje.
Vokshi denoncoi në rrjete sociale daljen e pyetjeve të provimit të Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.
“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.
E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…
Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë çdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.
Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.
Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.
Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë. Shihemi në gjykatë Evis Kushi”, shkruan Vokshi.