AKTUALITET, 7 Prill 2022, 16:48

GJKKO dënon me dhjetë muaj burg ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda

GJKKO dënon me dhjetë muaj burg ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dhjetë muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.

Të njëjtin dënim do të vuajnë edhe dy të pandehurat e tjera për të njëjtën dosje si Voda, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë parash nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, duke u premtuar në këmbim vende pune.

Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.