AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 10:00

Çmimi i patentës 850 mijë lekë, qytetarët e Elbasanit: Është vendim i padrejtë, kjo e shton korrupsionin

Çmimi i patentës 850 mijë lekë, qytetarët e

Dyfishimi i çmimit të patentës ka bërë që qytetarët në Elbasan të dynden pranë qendrave shëndetësore për të marrë dokumentet përkatëse që bëjnë të mundur nisjen e procedurave për pajisjen me lejen e drejtimit.

Në orët e para të mëngjesit, qytetarët shihen në radhë teksa i drejtohen mjekëve specialistë për të marrë vërtetimet përkatëse për plotësimin e formularit.

Disa nga qytetarët e pyetur nga 'FaxNews' janë shprehur që rritja e çmimit të patentës nuk e zhduk korrupsionin, por në rastin e kundërt e shton atë. 

“As nuk dua ta di ka apo s’ka, për mua është zero fare, s’ka pare populli, varfëri, vete patenta 850 mijë, turpi i botës, po thuaj s’ka shtet, unë s’i kam ato lekë.

Kjo po e shton më tepër borxhin, nuk mbaron korrupsioni në këtë botë, as këtu ku jemi ne, ndryshe do kishim ecur përpara, këtu korrupsioni shtohet përditë.”