TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka dalë sot në konferencë për mediat ku ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Trinom”, i cili ka dokumentuar implikimin e 28 personave, për veprat penale “trafikim narkotikësh” dhe “korrupsion i personave me funksione publike”.
Të implikuar në këto veprimtari kriminale rezultojnë edhe oficerë të Policisë së Burgjeve, por edhe të burgosur “VIP”.
Operacioni i Policisë nisi mbrëmjen e shkuar, me kontrolle të shumta dhe arrestime, pas hetimeve të kryera nga ana e prokurorit Kreshnik Ajazi.
Drejtori i Policisë Elbasan, Ardian Çipa, tha se nga hetimet, në të cilat është përfshirë edhe SHKBB-ja, “u mundësua grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit të 28 shtetasve”.
“U organizua operacioni “Trinom” ku u ekzekutuan masat “arrest ne burg” për shtetasit:
Hysni Ndreu, shef i paraburgimit Elbasan
Gazmir Meta, grup sigurie në IEVP Elbasan
Elvis Gjoci, kontrollor në IEVP Elbasan
Gentjan Gjata, pronar i një biznesi brenda paraburgimit Elbasan
Gentjan Mino, i ndaluar në paraburgim, i dyshuar për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Gadan Xhahysa,
Mikel Gjella,
Klevis Deliaj,
Genci Xhahysa
Ervin Delia
Rigers Miha
Kastriot Gjella
Enver Kasteci
Janë caktuar arrest shtëpie për shtetaset L.Gjata, dhe F.Sula,
Në vijim të hetimeve ka prova se janë të implikuar dhe 13 shtetas të tjerë:
Aleksandër Llanaj, i ndaluar, aktualisht në regjimin 41 Bis
Delin Hajdari, i ndaluar gjithashtu në Drenovë, në Korçë.
Leo Osmani, i dënuar më parë i burgosur në Drenovë
Gazmir Braka, 50 vjeç, i dënuar më parë, i
Aleksandër Sinanaj
Arben Grori,
Aleksandër Alibashi
Ilia Beshelli,
Veli Bici, i dyshuar për shpërdorim detyre
Robert Deda, efektiv
Olgert Mucka,
Artan Dulillare, punonjës policie,
Metkë Nurcelli, punonjës policie në Drenovë.