AKTUALITET, 1 Shkurt 2022, 21:43

Zbulohet kandidati i Bashës për bashkinë e Durrësit

Zbulohet kandidati i Bashës për bashkinë e Durrësit

 Zbulohet kandidati i Lulzim Bashës për bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahen në 6 mars. 

Luan Hoti është emri i propozuar nga grupi Basha në PD. 

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.

Kandidatët e propozuar nga baza do t'i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e partisë. 

Në Bashkinë Durrës, Partia Socialiste do të garojë me Emirjana Sakon e cila është aktualisht edhe kryetare në detyrë. Ndërsa, pas mbajtjes së Primareve të dielën, fitues për kandidat për kryebashkiak të Durrësit nga grupi i Rithemelimit të PD-së doli Ardian Muka, që do të përfaqësojë koalicionin Berisha-LSI-Demokristianët, nën logon "Shtëpia e Lirisë". 

Zbulohet kandidati i Bashës për bashkinë e Durrësit