TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme rrëfeu një histori të pazakontë me një nga bosët e krimit shqiptar që disa vite më parë ishte në qeli.
Gazetari nuk dha emër se kush ishte i dënuari, por tregoi se ndërroi katër psikologe dhe në fund të takimeve me të, dy prej tyre mbetën shtatzënë.
“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg dhe ai kishte kërkuar psikologe, se thoshte kam probleme, jam sëmurë dhe unë mbaj mend se atij i ndryshuan nja katër psikologe, dy prej tyre mbetën shtatzënë.
Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, të rekrutonte psikologet, se para kishte”, tregoi Hoxha.