AKTUALITET, 1 Shkurt 2022, 23:03

Vrasja e shqiptarit në Ekuador/ Autoritetet nxjerrin detaje të reja: Ergys Dashi, një nga lidhjet më të fuqishme të mafias ruse në trafikun e drogës.

Vrasja e shqiptarit në Ekuador/ Autoritetet nxjerrin detaje të reja:

Vrasja shqiptari Ergys Dashi në Ekuador pak javë më parë ngriti në këmbë autoritetet në këtë vend të cilat kanë nxjerrë në dritë detaje të reja nga lidhjet e 33 vjeçarit me trafikun e drogës dhe mafian ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, Dashi ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe në një pjesë të Azisë. Pas vrasjes së tij, hetimet u thelluan edhe më shumë, por sipas drejtësisë ekuadoriane, Ergys Dashi ishte treguar aq i kujdesshëm sa për të nuk gjendej asnjë dokument që të kishte precedent të mëparshëm penalë në Ekuador apo të ishte shpallur në kërkim. Për këtë arsye ai ecte lirshëm në rrugët e Guayaquilit. Kjo ka bërë mesa duket që Dashi të darkonte në një restorant në një ambient krejtësisht të hapur. Megjithatë, 33 vjeçari u qëllua për vdekje nga persona të armatosur ku njëri prej tyre hyri lirshëm në restorant duke ekzekutuar shqiptarin ndërsa mbante me vete edhe një buqetë me lule.

Pavarësisht diskretit të treguar nga trafikanti shqiptar i drogës, hetimet nxorën në sipërfaqe se Dashi ishte një nga lidhjet më të fuqishme të mafias shqiptare dhe asaj ruse në Amerikën e Jugut. Prania e këtyre organizatave kriminale është evidentuar vitet e fundit në Kolumbi, Ekuador dhe Peru, shkruan gazeta El Comercio. 

Ndërkaq, agjentët antinarkotikë konfirmojnë këtë realitet dhe theksojnë se trafikantë të drogës si Ergys Dashi janë emisarë të dërguar nga bosët e mafias për të menaxhuar rrugët, furnitorët dhe të gjithë logjistikën e transportit përmes të cilës bëhet edhe trafiku i kokainës. Në nëntorin e vitit 2020 një tjetër shqiptar u vra në Samborondón. InSight Crime mblodhi një pjesë të fakteve dhe në një raport të tijin shkruante se shqiptari Adriatik Tresa ishte pjesë e mafias mafias evropiane dhe aziatike.

Vrasjet e shqiptarëve në Ekuador

Në maj të vitit 2017, Ilir Hidri u qëllua pas shpine nga dy persona në një motor.

Në vitin 2018 Fadil Kaçaniç u vra sëbashku me të shoqen

Adriatik Tresa u vra në nëntor të vitit 2020. Tresa u ekzekutua në zonën e tij luksoze në Ekuador.

Ergys Dashi u ekzekutua në janar të vitit 2021, nga persona të armatosur ku njëri prej tyre derdhi 20 të shtëna në drejtim të shqiptarit.