TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dega e PD së Bashës në Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit të Bashës për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.
Sipas burimeve në PD e Bashës, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës, i cili ende nuk është zyrtarizuar.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore për në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD së Bashës, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD së Bashës.
Deri tani eshte zyrtarizuar kandidati i PD së Bashës për Durrësin, i cili do te jete Luan Hoti.