AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 12:23

Tahirin e largojnë nga Tirana, zbulohet burgu ku do të vuajë dënimin ish ministri

Tahirin e largojnë nga Tirana, zbulohet burgu ku do të vuajë
Saimir Tahiri në gjykatë

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, nuk do ta vuajë dënimin në Tiranë. 

Mësohet se ai do të transferohet drejt burgut të Fierit. 

Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkohet pafajësi dhe lirimi i Tahirit. Haxhia deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se në Gjykatën e Lartë do të kërkohet procedurë e përshpejtuar.