AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 13:43

“Jam Ilir Meta o superbudallenj”/ Presidenti përsërit mesazhin: Do të marrin përgjigjen e merituar të gjithë ata që duan të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik

“Jam Ilir Meta o superbudallenj”/ Presidenti përsërit
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe njëherë mesazhin e dhënë gjatë një deklarate për mediat.

Kreu i Shtetit, shkruan në rrjete sociale se ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë rilindasit, mavi dhe blu dhe ata ndërkombëtarë që do të mund të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri.

Meta thotë se ata që ndërmarrin një hap të tillë, do të marrin përgjigjen e merituar.

Postimi i Metës:

Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë, të gjithë rilindasit vendas (mavi dhe blu) dhe ata ndërkombëtarë kudo ku janë, që do të mund të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri.

Do të dëshpërohen pa fund!

Do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë JU JAP FJALËN!

JAM ILIR META O SUPERBUDALLENJ!