AKTUALITET, 3 Mars 2025, 12:06

Meta, thirrje nga qelia për diasporën: Shqipëria pret votën tuaj, regjistrohuni. Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort

Meta, thirrje nga qelia për diasporën: Shqipëria pret votën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën PER të KQZ, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, afat i cili përfundon në datën 4 mars.

Meta apelon që të mos humbasin mundësinë për të votuar ndërsa shton se “më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort”.

Postimi i Metës:

Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë! ❤️????????

Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!

Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!

⏳ Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!

???? Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!

✅ Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!

???? Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al

???? Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!