AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 21:14

Meta: Shqipëria po qeveriset nga një bandë!

Meta: Shqipëria po qeveriset nga një bandë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Shqipëria qeveriste nga një bandë  që vjedh dhe varfëron shqiptarët.

Meta është ndalur në qytetin e Kukësit, ku siç thotë ai ka më shumë varfëri dhe më shumë papunës. Kreu i PL-së krahason Kukësin me Prizrenin, qytetin fqinj ku situata ekonomike atje është me e mirë.

“Për të provuar përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen e një Qeverie ndaj qytetarëve të saj, mjafton të krahasosh situatën ekonomike, çmimet e shportës dhe të karburanteve midis dy qyteteve fqinj si Kukësi dhe Prizreni. Në Kukës ka më shumë varfëri, më shumë papunësi dhe çmime më të larta, sepse në Shqipëri qeveris një bandë, që vjedh, varfëron dhe i detyron shqiptarët të largohen”, shkruan Meta.