TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Administrative në Tiranë, shfuqizoi vendimet e miratuara nga institucionet vendore dhe qendrore, për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe të fabrikës së ujit në zonën e Fanit në Mirditë, që rrezikon të lërë pa ujë banorët e fshatrave Thirrë, Hebe dhe Snag. Vendimi i gjyqtarit Gentian Hamiti u jep të drejtë banorëve që ndodhen në dy shpatet e "Rrugës së Kombit" pranë Tunelit të Kalimashit.
Ata kundërshtonin këto projekte duke dalë në mbrojtje të 3 burimeve ujore dhe ekosistemit aty ku jetojnë. Pas shumë seancash gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.
Lejet për ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës ishin dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohej nga kompania “Sang 1” sh.p.k. Pavarësisht rezistencës së banorëve përmes protestave dhe përplasjeve, deri tani janë kryer gati 50% punimeve. Ndërkohë prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, pjesa më e madhe të cilave janë ndërtuar e të tjera janë në proces.