AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 15:17

Vdekja e vajzës keniane, kush është shoferi i kazinosë që u shoqërua në Komisariat, zbardhen deklarimet e para të tij

Vdekja e vajzës keniane, kush është shoferi i kazinosë

R.B. është shoferi i kazinosë ku punonte Joy, i cili është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje.

Sipas Panorama, nga deklarimet e dhëna prej tij në Komisariatin e Policisë nr.1.

Burimet thanë se shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko. Ai është shorehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtur me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës.

Ky i fundit kishte vazhduar t’i shprehte pëlqimin e tij të resë dhe i kishte qëndruar shumë pranë gjë e cila kishte shqetësuar Xhoin. Sipas nënës Xhoi kishte vënë re se po ndiqej vazhdimisht nga shoferi.