AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 18:06

“E qëlloi me thikë në të gjithë trupin”/ Nisi si grabitje, por përfundoi në tentativë vrasje ndaj të miturit grek, në pranga 15-vjeçari shqiptar

“E qëlloi me thikë në të gjithë trupin”/

Një15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke nën akuzën për tentativë vrasjeje ndaj një tjetër të mituri.

15-vjeçari bashkë me 3 të mitur të tjerë ndoqën dhe qëlluan me thikë 16 vjeçarin grek në Nea Ionia të Athinës, për t’i  vjedhur celularin.

Autorët kanë arritur ta godasin të miturin me thikë në brinjë, shpinë dhe këmbë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt në Athinë, ndërsa ngjarja është denoncuar në polici nga 16-vjeçari.