AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 15:38

Makina del nga rruga në aksin Krumë-Kukës, humb jetën 61-vjeçarja, bashkëshorti përfundon në spital

Makina del nga rruga në aksin Krumë-Kukës, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës, ku mësohet se një makinë ka dalë nga rrugë dhe ka humbur jetën një 61-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj përfundoi në spital.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, personi me inicialet Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.