AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 18:41

“Qëndrim shtazor e racist”, Berisha: Vrasja e 22-vjeçares keniane është krim qeveritar, Rama ka bërë gjithçka për të fshehur ngjarjen dhe për të bllokuar hetimet

“Qëndrim shtazor e racist”, Berisha: Vrasja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vrasja e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko dhe moszbardhja e ngjarjes janë krime qeveritare.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një deklaratë të PD-së, Berisha thotë se kriminelë në qeverinë shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e quan Krim-ministër, bënë gjithçka për të fshehur vrasjen, për të bllokuar hetimet, prishur provat dhe për të mbrojtur vrasësin.

Berisha thotë se PD dënon me forcën më të madhe masakrimin e 22 vjeçares Joy Aoko, bllokimin më pas të hetimeve dhe fshehjen e vrasësit, duke e quajtur një një qëndrim shtazor e racist.

Reagimi i Berishës:

Vrasja dhe ri-vrasja e 22 vjeçares nga Kenia Joy Aoko janë krime qeveritare!

Deklaratë e Partisë Demokratike

Nga 13 gushti 2022, dita kur 22 vjecarja Joy Aoko u gjend e masakruar, deri më 13 shkurt 2023, ditën që vdiq në vendin e saj në Kenia, kriminelë në qeverinë shqiptare me në krye Krim-ministrin bënë gjithçka për të fshehur vrasjen, për të bllokuar hetimet, prishur provat dhe mbrojtur vrasësin duke vrarë për së dyti vajzen 22 vjeçare.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe masakrimin e 22 vjeçares Joy Aoko, bllokimin më pas të hetimeve dhe fshehjen e vrasësit nga qeveria e Krim-ministrit Edi Rama si një qëndrim shtazëror e racist ekstrem, dhe garanton se për këtë akt, ora e drejtësisë do të vijë dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar. #sb