AKTUALITET, 25 Shkurt 2023, 13:31

Nga Zaporizhia në Tiranë, banori i qytetit të shkatërruar: Si shpëtova nga agresioni rus

Nga Zaporizhia në Tiranë, banori i qytetit të shkatërruar:

Raketat iu kalonin mbi qytet  kur Volodymir vendosi të largohej nga Zaporizhia.

Rusia sapo kishte nisur luftën në Ukrainë dhe qyteti i tij ishte ndër të parët që u sulmua.

“Qyteti  u sulmua nga raketa dhe ishte shumë e rrezikshme. Fronti i luftës ishte pranë nesh. “

Nuk dëshironte të linte vendlindjen, por thotë se u detyrua pasi i duhej të mbronte familjen.  

Me bashkëshorten dhe pesë fëmijët, më i vogli i sapo lindur, udhëtoi drejt perëndimit të Ukrainës.

Frika për të nesërmen i detyroi të lëvizin nga një qytet në tjetrin, derisa sigurinë e gjetën në Shqipëri.

“Në fillim në shkuam në perëndim të Ukrainës e më pas morëm vendimin që të ikim jashtë. Në qendruam një muaj në Maqedoninë Veriut e më pas erdhëm këtu. Ka kaluar një vit që kur kemi ardhur. Ne këtu ndihemi të sigurt dhe për këtë, do të doja të falenderoja shqiptarët.”

Volodymir u largua, por koka i ka mbetur pas. Një vjetori i sulmit e gjen Zaporizhian në duart e rusëve dhe ai atje ka lënë të afërmit, miqtë.

“Fatmirësisht nuk kam pas asnjë humbje. Por shumë njerëz atje po humbin familjarët e tyre, kushërinjtë, por edhe miqtë. Kur flas me njerëzit e mi, ata thonë se nuk janë kurrë të qetë. Ata vazhdojnë të zgjohen nga sirenat”

Kur sirenat të shuhen Voldymir shpreson të rishohë Ukrainën, së bashku me fëmijët e tij.

“Nëqoftëse lufta mbaron do të kthehem.”/Abc News