AKTUALITET, 7 Shtator 2023, 21:59

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të PD do të përcaktohet nga deputetët gjatë takimeve

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar të PD do të përcaktohet

Pas mbledhjes së 5 shtatorit ku morën pjesë 43 deputetë të PD-së, kanë nisur edhe pyetjet se kush do të jetë kryetari i grupit parlamentar të opozitës, duke përfolur emrin e Gazment Bardhit, si "shpërblim" për afrimin me grupin e Berishës.

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha gjatë intervistës së tij në ‘Çim Peka LIVE’, se drejtuesi i grupit parlamentar do të zgjidhet gjatë takimeve progresive që do të bëhen mes deputetëve të PD-së.

"Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progresive që do të bëhen. Një gjë është si sigurt. Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zgjedhin deputetët e Partisë Demokratike. Do të vazhdojë takime siç u lanë. Takimet kanë një pozitivistet të padiskutueshëm, do të përcaktojnë axhendat. Ishte shumë e rëndësishme axhenda që u përcaktua. Axhenda të tjera do të vijnë, por ecet drejt një procesi të cilën e mirëpresim të gjithë demokratët dhe opozitarët e vërtetë"-tha Berisha.

Gazment Bardhi ishte kryetar i grupit parlamentar të PD-së, derisa Basha e shkarkoi me ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar, duke emëruar veten.