AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 10:25

Meta paraqitet në SPAK: Pasi të mbaroj do të flas me ju në transparencë të plotë

Meta paraqitet në SPAK: Pasi të mbaroj do të flas me ju në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ende nuk dihen arsyet por Meta ka hyrë brenda SPAK që prej orës 10:00. 

"E kam thirrur disa herë SPAK për të hetuar korrupsionin. Do të jem këtu me ju për çdo gjë. Pasi të mbaroj do të flas me ju në transparencë të plotë”,"-tha Meta për gazetarët në hyrje të godinës së Prokurorisë.

Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë disa denoncime në lidhje me çështjen e inceneratorëve por nuk dihet arsyeja konkrete pse i është kërkuar paraqitja para prokurorëve.

Meta paraqitet në SPAK: Pasi të mbaroj do të flas me ju në