AKTUALITET, 9 Prill 2022, 14:36

“Imagjinoni takimin në zyrë mes tij dhe Covid-it”, Nard Ndoka i përgjigjet Ramës: O toç në kohën tonë…

“Imagjinoni takimin në zyrë mes tij dhe Covid-it”, Nard
Edi Rama dhe Nard Ndoka

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ka tallur publikisht gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama ironizoi me ish-ministrin e qeverisë Berisha, aleatin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Por ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”.


“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një komenton shton se: “Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.

“Imagjinoni takimin në zyrë mes tij dhe Covid-it”, Nard

Çfarë deklaroi Edi Rama!

Edi Rama: “Parafytyroni që shëndetësia për vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për shëndetësinë ishte një kockë për tua hedhur bandave politike, dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i shëndetësisë.


Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën!”.