TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar vendimin për të ndërprerë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se brenda prillit do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi pritet të përfundojë brenda qershorit.
“Kemi për të miratuar vendimin që u miratua në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetrarëve aktualë të partisë.
Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit.
Kërkoj që meqë janë marrë masat për votimin, kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, u shpreh Gjiknuri.