TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë pasi u kapën duke trafikuar kokainë në Capua të Italisë, shkruajnë mediat italiane.
Sipas raportimeve, ata u ndaluan të enjten nga policia pasi u gjetën 20 gram kokainë të ndarë në 40 doza dhe një shumë prej 225 eurosh. Pas arrestimit ata dolën direkt në gjyq kur gjyqtari i gjykatës së San Marinos i dënoi me dy vite burg.
Megjithatë, dy të rinjtë shqiptarë, të mbrojtur nga avokati Giuseppe Foglia përfituan nga pezullimi i dënimit dhe gjykatësi urdhëroi lirimin e tyre.
