TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' se ka bërë çdo përpjekje që të mos jetë një president në shërbim të Edi Ramës. Kreu i shtetit theksoi se negociatat e nisura për zgjedhjen e presidentit janë një farsë.
"Nuk shoh asnjë mundësi që opozita aktuale për shkak të përbërjes t'i imponohet mazhorancës por shohim që ende mazhoranca po i imponohet një pjese të mirë të opozitës për të mbajtur peng veprimin opozitar dhe përshkallëzimin e këtij veprimi në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe qytetarëve që cënohen çdo ditë.
I gjithë ky proces më duket një farsë. Jam kundër farsave dhe opozita në tërësi në gjithë vitet e fundit është bërë pjesë e një farse opozitare.”-tha Meta.