AKTUALITET, 7 Prill 2022, 17:22

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhurata Çupi: Projekt antikombëtar! Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhurata Çupi: Projekt

 

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për legalizimin e Kanabisit mjekësor.

Çupi shkruan se, legalizimi i kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është një projekt antikombëtar. Ai mund të pasurojë disa njerëz që e sponsorizojnë këtë ligj, por ai do të dëmtojë interesat e Shqipërisë

Postimi

Shqipërinë e kanabisit e kemi jetuar dhe e dimë që është një projekt shkatërrimtar.

- Dhjetëra të rinj të vrarë e të zhdukur nga trafiku i drogës.
- Mijëra të tjerë të larguar për të mos qendruar në një vend ku kanabisi bën ligjin.
- Mijëra hektarë tokë e papunuar.
- Paraja e zezë bën ligjin dhe mbyt punën e ndershme.

Shqipëria nuk i ka kushtet për industrinë e kanabisit për qëllime mjekësore. Nuk kam asnjë paragjykim, por janë dy arsyet kryesore pse kam qenë dhe jam kundër kësaj ideje të vjetër të Edi Ramës.

Legalizimi i kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është një projekt antikombëtar! Ai mund të pasurojë disa njerëz që e sponsorizojnë këtë ligj, por ai do të dëmtojë interesat e Shqipërisë!

Faktise partnerët europianë janë të angazhuar me luftën në Ukrainë, nuk do të thotë se ata mund ta pranojnë këtë hap të Edi Ramës, që cënon rëndë çdo përpjekje për integrimin europian të vendit.

U bëj thirrje kolegëve të Partisë Socialiste të mos heshtin! Të ngrenë zërin dhe votën e tyre kundër ligjit “Rama”,  që këmben  Shqipërinë  Europiane me Shqipërinë si Kolumbia e Europës.