AKTUALITET, 7 Prill 2022, 18:39

OKB pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Rama: Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin është lajm i mirë për rajonin

OKB pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, një vendim i marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri Rama ka deklaruar se rreshtimi i Serbisë krah Perëndimit është lajm i mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”– shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter votat e shteteve, ku Shqipëria ka votuar pro pezullimit të Rusisë.

OKB pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut,

 Nga votimet, vihet re se Serbia ka votuar pro pezullimit të Rusisë. Për këtë, Rama shkruan se rreshtimi i Serbisë krah Perëndimit, është një lajm i mirë për rajonin tonë.