AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 16:37

Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe tutorja greke

Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe tutorja

Policia greke ka vënë në pranga tre të mitur me origjinë shqiptare, të cilët akuzohen për grabitjen e një biznesi lojërash fati.

Sipas mediave greke tre të miturit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve.

Në grabitjen e fundit tre të miturit shqiptarë kanë arritur të marrin në kasën e biznesit të lohërave të fatit 6950 euro.

Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e autorëve u gjet një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe veshjet e përdorura nga autorët për të kryer grabitjet.

Në hetim janë përfshirë edhe prindërit e dy prej grabuëtsve, tyë cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre.