AKTUALITET, 19 Maj 2024, 15:21

"Meta kur i nënshtrohej diktaturës homoseksuale dhe e shijonte", Xheni Karaj nxjerr nga arkivi foton me ish-presidentin

"Meta kur i nënshtrohej diktaturës homoseksuale dhe e

Aktivistja Xheni Karaj reagoi me ironi ndaj deklaratës së Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili dënoi atë që e quajti si "imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga Rilindja e Edi Ramës".

"Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi, pritet që në tarracën e Bashkisë së Tiranës të kryhet martesa e pare ndërmjet dy vajzave. Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën Bashkia e Tiranës – “Prindi 2” dhe Qeveria “rilindase” – “Prindi 1”."-tha Meta.

Xheni Karaj publikoi një foto nga arkivi ku ajo shfaqet bashkë me aktivistin tjetër Kristi Pinderi dhe mes tyre, Ilir Meta, i cili pak vite më parë kërkonte votat e tyre ndërsa sot u ka shpallur "luftë" homoseksualëve. 

"Meta kur i nënshtrohej diktaturës homoseksuale dhe e shijonte.

P.S. me shumë turp e nxorra këtë foto nga arkiva"-shkroi Xheni Karaj.

"Meta kur i nënshtrohej diktaturës homoseksuale dhe e