AKTUALITET, 19 Maj 2024, 08:54

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Tre vëllezër në banesë, kush ishte

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e të shtunës pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës.

Mësohet se tritoli shpërtheu në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit A. K. Burime bëjnë me dije se në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar.

Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Banesa, së cilës iu vendos tritoli, ndodhet pranë aksit Fushë Krujë-Tiranë, aks nga i cili dyshohet të jenë larguar edhe autori/autorët.

Mësohet se autoritetet policore kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.