TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Cameron do të vizitojë Shqipërinë në datë 22 maj.
Burime bëjnë me dije se Cameron pritet të takojë Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Hasani për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan se Cameron do të vijë në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.