TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjell Agaçi.
"Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, firmos mbi procedura të ndaluara me ligj vetëm e vetëm për të vjedhur", theksoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi, armik si ky që po zhbin Shqipërinë nga shqiptarët, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Sot po lexoja treguesin e lindshmërisë në të gjitha vendet e Europës.
Shqipëria, nga pesë vendet e para që qëndronte në vitin 2013, ishte rrokullisur në katër vendet e fundit për lindshmërinë.
Miqtë e mi, ju në çdo zyrë të keni kujdes se gjeni një kriminel apo armik tuajin.
Po çfarë është Sekretari i Përgjithshëm, Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, hajduti që firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur.
Hajduti i pamëshirë që firmos procedura për dhënie 8 pikësh kompanive që nuk ekzistojnë.
Qytetarë dhe qytetare, këta që i shihni në televizione, këta që i shihni në lukse dhe pompozë në takime, këta janë armiqtë tuaj të shpërfytyruar.
Këta kanë ndërtuar lustrën e tyre me vjedhjen që u bëjnë ju, me përzënien që u bëjnë ju.
Pa hidhuni një sy ministrave të Rilindjes, hajdutë si ata nuk ka parë toka.
Është bërë famoz Lefter Koka, por ju garantoj se Lefteri krahasuar me ministrat e tjerë, është thjesht hajduti i dobishëm i qeverisë, i përdorur për të vjedhur nga të gjithë të tjerët.