AKTUALITET, 18 Maj 2024, 20:20

Jetën ia kushtoi kukullave/ Regjisori: Fëmijët duhet të shkëputen nga telefonat

Jetën ia kushtoi kukullave/ Regjisori: Fëmijët duhet të

Një tempull që i shkëput vogëlushët nga zhurma e përditshmërisë. Sepse kjo është një marrëdhënie besimi që ndërtohet nëpërmjet personazheve konkretë, të cilët janë më bindës se leksionet. Kukullat janë po ato qe vetë Xhelili i ndërtoi në moshë të re, kur u bë pjesë e teatrit të Fierit. Me përkujdesjen dhe riparimet e nevojshme këto figura përrallash vazhdojnë të magjepsin vogëlushët si asnjë argëtim tjetër.

Mjaftueshëm vite pune sa për t’i parë objektet skenike si personazhe që flasin. Ishte koha kur arti, madje edhe për fëmijët censurohej.

Prej disa vitesh, teatri i kukullave të Fierit është rikthyer në axhendën e aktiviteteve kulturore duke risjellë në skenë personazhet dhe përrallat e kohës kur u krijua, gjysmë shekulli më parë. Xhelili teksa foli për abcnews ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për fëmijët dhe prindërit e tyre, që të miturit të heqin dorë nga telefonat dhe të shkojnë në teatrin e Kukullave.