AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 13:24

Meta kërkoi të merret në pyetje për dosjen e “21 Janarit”, Berisha: Çfarë mund të dijë ish zv.kryeministri. Ja biseda ime me Dritan Priftin

Meta kërkoi të merret në pyetje për dosjen e “21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e Ilir Metës për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit në një shkresë drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu.

“Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër”, u shpreh ish-kryeministri.

Sali Berisha: Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte drejtën e tij.

Sali Berisha, kryeministër, së pari, kishte dëgjuar Drtian Priftin ose i ishte kërkuar të emëronte në një detyrë të rëndësishme ose ndryshe kishte një regjistrim. Fjala ime ishte ‘nxirre sa të dalësh nga ana ime’. Cilido që heton këtë çështje ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 Janar, skenaristi del vetë Edi Rama. Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër. 

Por Ilir Meta, me datë 14-15 Janar, para 21 Janarit erdhi në zyrën time dhe më tha që do jap dorëheqjen. Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Ishin standarte të tjera ato, jo si Ramaduro që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet. Tha do shkoj tek prokurori si qytetar i thjeshtë dhe unë e përgëzova.

Sa i përket përgjegjësisë nuk kam, një skenar i tillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedentë ndonjëherë.

Kërkesa e Metës:

Në shkresën drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, Ilir Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.

“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.

Ilir Meta shprehet se eshte në dispozicion të organit te procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!

Kujtojmë se më 21 Janar të 2011, Ilir Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar.

Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Ndërkohë në korrik të 2024-ës Prokuroria e Tiranës i dërgoi dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme.

SPAK pak dite me pare mori ne pyetje kreun e PD, Sali Berisha ne cilesine e kryeministrit te asaj kohe. Po ashtu në pyetje është marrë edhe Lulzim Basha, në cilësine e ministrit të Brendshëm.