TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka bërë një kërkesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e 21 janarit.
Në shkresën drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, Ilir Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.
“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.
Ilir Meta shprehet se eshte në dispozicion të organit te procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!
Nga qelia e burgut, Meta ka dorëzuar në SPAK kërkesën që të thirret që të japë dëshmi si person në dijeni për këtë çështje, ndërsa thekson se ‘janë dëshmi që nuk janë të njohura nga organi i procedurës’.
Kujtojmë se protesta e dhunshme në Bulevard në 21 janar të vitit 2011, erdhi pas publikimit të publikimit të videos Meta-Prifti, ndërsa në tubim u vranë 4 protestues.
“I nderuar z. Prokuror!
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.
Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen.
Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë.
Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar.
Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.
Ndërkohë në korrik të 2024-ës Prokuroria e Tiranës i dërgoi dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme.
SPAK pak dite me pare mori ne pyetje kreun e PD, Sali Berisha ne cilesine e kryeministrit te asaj kohe. Po ashtu në pyetje është marrë edhe Lulzim Basha, në cilësine e ministrit të Brendshëm.
