AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 12:55

Detaje/ “Mbi ‘Julin e Pashakos’ u derdhën 8 plumba”, autorët e pritën disa minuta, dy prej tyre qëlluan, ndërsa i treti qëndroi në makinë

Detaje/ “Mbi ‘Julin e Pashakos’ u derdhën 8

Gazetarja Xhensila Koda ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sula, i njohur dhe si armik i Aldo Bares.

Mësohet se autorët pritën disa minuta që të vinte automjeti i shënjestrës, ndërsa “Nissani” ishte i parkuar disa metra larg kthesës.

Ata kanë pasur informacione të sakta për zonën ku lëvizte Sula. Dy autorët e maskuar me kapucë kanë qëlluar me armë, ndërsa njëri i priste në makinë.

Kodra raporton se 8 plumba janë qëlluar në pjesën anësore të shoferit, ku edhe ndodhej Julian Sula.

Plaga në këmbë nuk është shkaktuar nga plumbat, por nga një cifël e armës së zjarrit.