TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për tu dorëhequr nga çështja e Gërdecit në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Zëvendëskryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.
Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.