AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 10:59

E rëndë/ Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren në një banesë të braktisur, arrestohet autori! Policia i sekuestron armën e gjahut dhe shkopin e gomës

E rëndë/ Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren në një

Një 44-vjeçar me iniciale H.G ka rënë në prangat e policisë në Shijak, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare.

Uniformat blu njoftojnë se 44-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një 18-vjeçare që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

Njoftimi i Policisë

Shijak

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia.