AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 12:41

Pasuesi i Hajnajt/ Gara për kreun e BKH, përfundon 'vetting'-u për 7 kandidatët! Rezultatet i dërgohen Komisionit, ja kush renditet i pari

Pasuesi i Hajnajt/ Gara për kreun e BKH, përfundon

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rezultatet i janë dërguar Komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garën për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatë:

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Mësohet se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.

Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim.

Paraprakisht burimet konfirmojnë se i pari është renditur Gentjan Ndoj, por Komisioni ka mundësinë të zgjedhë mes 3 emrave të renditur të parët.