AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 14:15

“Meta e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, Tedi Blushi komenton debatet në gjyq: U detyrua të braktiste sallën

“Meta e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, Tedi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi seancën e djeshme gjyqësore për vlerësimin e masës për Ilir Metën.

Ai tha se Meta çmontoi Altin Dumanin, duke e cilësuar si kryeterrorist.

“Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, mali i zi në vendin e 56. Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe altin dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët dum dumanin siç e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik.”, tha Blushi.